A janë licencuar mjekët nga Serbia nga Oda e Mjekëve në Kosovë? – këtë përgjigje dha Kurti

A janë licencuar mjekët nga Serbia nga Oda e Mjekëve në Kosovë? – këtë përgjigje dha Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur rreth hyrjes së mjekëve nga Serbia në Kosovë.

Kurti në rtv Dukagjini ka thënë se mjekët janë lejuar të hyjnë brenda territorit të Kosovë porse nuk e di nëse janë licencuar nga Oda e mjekëve.

“Ata mjekët që kanë ardhur e di që kanë kërkuar leje , pra kur janë ndodhur në kufi atëherë kanë kontaktuar edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Shëndetësisë dhe janë lejuar që të hyn në Kosovë, tash nuk e di saktësisht se çfarë formulari kanë plotësuar kur kanë hyrë” , ka thënë Kurti, përcjell Insajderi.

“Nuk e di por e di që kanë kërkuar leje dhe janë lejuar të hynë”, është përgjigjur kryeministri në detyrë derisa është pyetur rreth licencimit nga Oda e Mjekëve në Kosovë.

Kurti, tha se për këtë çështje kompetent është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija./Insajderi.com

Lexo edhe:

Kryeministri në detyrë: Serbia e pa punën e Qeverisë Kurti andaj vendosi të dhurojë 1 mijë teste për COVID-19