Më shumë raste janë paraqitur pas masave lehtësuese të fazës së tret shkak i qarkullimit më të madh të njerëzëve.
Situata me covid-19 në Kosovë është përkeqësuar pas masave lehtësuese të fazës së tretë.
Këto masa ndikuan që të kemi një rritje drastike në krahasim me ditët e kaluara ku kishte ditë pa raste me covid-19 dhe qindra të shëruar.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë që nuk ka nevojë që të ketë masa të reja pasi situata është nën kontroll.
“Nuk besoj se do të ketë lëvizje më shumë se ditëve të kaluara. Ju e dini se Qeveria ka vendosur që t’i largojë të gjitha masat të cilat janë në fuqi përveç tubimeve të mëdha, ku mund të ketë më shumë se 50 persona në distancë të vogël dhe ne ende ju themi se mbrojtja më e mirë ndaj virusit është distanca dhe dorëzat që IKShP-ja thotë se është masë mbrojtëse”, tha Ahmeti
Rritja e numrit të rasteve ka ngritur dilema nësë duhet të rikthehen masat mbrojtëse nga covid-19. Por, situata është e vështirësuar sidomos në sektorin e ekonomisë për shkak të izolimit. /Insajderi/