“A jeni bre normalë”, ish-këshilltari i Haradinajt reagon ndaj propozimit të ministrit të Kurtit

“A jeni bre normalë”, ish-këshilltari i Haradinajt reagon ndaj propozimit të ministrit të Kurtit

Propozimi i ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka propozuar që sektorit publik t’i zvogëlohet paga.

Mirëpo kjo është duke u kritikuar nga opinioni publik. Së fundi për këtë ka reaguar, Halil Matoshi, ish-këshilltari i ish-kryeministrit, Ramush Haradinajt, përcjell Gazeta Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi ka pyetur “A jeni bre normalë”, ndërsa ka komentuar se nëse merret ky vendim atëherë është barazi në mjerim.

“A jeni bre normalë!? Derisa Ligji i pagave, i cili ua rikthente dinjitetin mjekëve e infermierëve, mësuesëve e policëve, u “blloku” në Gjykatën Kushtetuese, ministri i shkarkumë i financave, paralajmëron uljen e matutjeshme të pagave në sektorin publik!? Kjo dmth barazi në mjerim!”, ka shkruar Matoshi.

Tutje ish-këshilltari ka shkruar ku ka thënë se “Pas kësaj mase restriktive, cila instancë i deryron mjekët infektologë e infermierët si dhe ata TRE mikrobiilogë që i paska Kosova që ta ekspozojnë vetën para rrezikut të infektimit me Covid19!? Po policët, zjarrëfikësat…?”.

Ndër tjera, Matoshi ka thënë se kryeministri Kurti, ministri i financave dhe këshilltarët e tij janë duke bërë thirrje popullit për kryengritje.

“Luftën kundra Coronavirusit lë ta bajnë kryeministri, ministri i tij i financës, Elvisat e Bojkenat qe përditë thërrasin popullin nē kryengritje e dhunë!? Njerëz, shteti kushtetues duhet me funksionu edhe mas Covid19!? Stop mos e prek pagën time!”, ka përfunduar Matoshi. /Insajderi.com

A jeni bre normalë!?Derisa Ligji i pagave, i cili ua rikthente dinjitetin mjekëve e infermierëve, mësuesëve e…

Gepostet von Halil Matoshi am Samstag, 18. April 2020