A ka pasur bashkëpunim mes Prokurorisë së Kosovës dhe Gjykatës Speciale, pyet NISMA

A ka pasur bashkëpunim mes Prokurorisë së Kosovës dhe Gjykatës Speciale, pyet NISMA

“Nisma Socialdemokrate kërkon nga Prokuroria e Kosovës të sqarojë publikun nëse ka pasur bashkëpunim me Gjykatën Speciale në funksion të ndriçimit të krimeve që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë”.

Kjo kërkesë Prokurorisë Speciale të Kosovës i është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi, gjatë një konference për media, të shtunën.

“Kjo çështje duhet sqaruar pasi përfaqësuesit e shtetit dhe prokurorisë Serbe kanë pohuar publikisht se kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Specializuar të Kosovës në Hagë dhe se gjatë këtij bashkëpunimi ata e kanë furnizuar prokurorinë e specializuar të Kosovës me prova mbi bazën e të cilave është ngritur aktakuzë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u tha më tutje.

Më tutje Sherifi është zgjeruar duke pyetur për shkallën e bashkëpunimit së Prokurorisë së Kosovës me Dhomat e Specializuara.

“Duke u nisur nga fakti se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë pjesë e institucioneve të drejtësisë së Kosovës, Nisma kërkon nga Prokuroria e Kosovës të sqaroj publikisht se cila është shkalla e bashkëpunimit të Prokurorisë së Kosovës me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës. Sa dosje lidhur me aktet gjenocidale që ka kryer Serbia gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë ka dorëzuar Prokuroria e Kosovës në Zyrën e Prokurorit ë Specializuar”, theksoi Sherifi. /Insajderi.com