Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka konfirmuar se në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i gripit të shpezëve H5N8.
Sipas tij, që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar kur janë paraqitur rastet e para në botë në vazhdimësi janë duke monitoruar situatën.
“Tani për tani nuk e kemi asnjë rast dhe duhet ta ndajmë me ju që në vitin 2005 kur në atë kohë ka qenë gripi i shpezëve ne kemi qenë duke i përgatitur planet dhe poashtu kemi qenë në linjën e autoritetit në përgatitjen për reagim kundër sëmundjes së gripit të shpezëve”, ka thënë Thaqi.
Mes tjerash, ai ka shtuar se është një grip i ri dhe ende ka vend për të hulumtuar rreth rrezikut dhe mënyrës së përhapjes së sëmundjes së gripit të shpezëve.
“Por, mund të thëm se çdo informatë që do të dalë nga autoritet ndërkombëtare, ne menjëherë do ta ndajmë me qytetarin tonë që të jemi të përgatitur edhe si popullatë dhje autoritet që të bëjmë më të mirën të mundshëm që të mos jemi të prekur nga ky virus”, ka pohuar Thaqi për EO.
Gripi i shpendëve H5N8 është shfaqur edhe te njerëzit, përderisa shtatë punëtorë të një ferme pulash në Rusi, janë konfirmuar dhjetorin e kaluar me këtë virus./Insajderi.com