Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së, është personi që u gjet i vrarë sot në orët e para të mëngjesit, në Pejë.

A kishte marrë ftesë nga Specialja Qerim Kelmendi, flasin nga Gjykata

A kishte marrë ftesë nga Specialja Qerim Kelmendi, flasin nga Gjykata

Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së, është personi që u gjet i vrarë sot në orët e para të mëngjesit, në Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës, Kelmendit së pari ishte vrarë e pastaj djegur në veturë e tij, kurse trupi i është gjetur i karbonizuar.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në Hagë lidhur me vrasjes e Qerim Kelmendi dhe se a ishte ai pjesë e hetimeve të speciales, qoftë si i dyshuar apo si dëshmitarë.

Nga kjo zyre është përgjigjur Christopher Bennett i cili ka thënë se nuk mund të japin detaje rreth hetimeve të tyre.

“Ju falënderoj për mesazhin tuaj. Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk jep informacione për hetimin e saj”, kanë thënë Bennett në një përgjigje për Insajderin.