Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vizituar sot Kosovën dhe në këtë vizitë mediat kanë raportuar se dyshohet të ketë pasur veshur edhe një jelek anti-plum, njofton Insajderi.
Kështu të paktën është raportuar nga medait gjatë ditës së sotme, edhe pse ende diçka e tillë nuk është konfirmuar.
Arsye përse është dyshuar se Rama kishte jelek për mbrojtje të veshur sot është gardëroba e tij, e cila dukej e tepruar në motin e nxehtë që mbretëroi gjatë ditës, por edhe fakti se merret vesh që para vizitës në Kosovë, ai është ndalur njëherë në bazën ushtarake në Kukës.
Gjithsesi, Rama e askush nga ekipi i tij nuk është pyetur për këtë çështje./Insajderi.com