“A me e lëshu grunë a?” – Reagimi i çuditshëm i deputetit kur pyetet për të ardhurat

“A me e lëshu grunë a?” – Reagimi i çuditshëm i deputetit kur pyetet për të ardhurat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka bërë një deklaratë interesante ndërsa ka folur për të ardhurat e tij në emisionin Pressing në T7.

Derisa analisti i tha deputetit të AAK-së se fiton 60 mijë euro në vit, ky i fundit i tha se e ka rrogën e deputetit. Por ekonomisti Murati ju kundërpërgjigj duke i thënë se paga e një deputeti në vit është 24 mijë euro.

E Bekë Berisha i tha se janë “edhe do të tjera (para), p.sh. të gruas”, Berisha reagoi çuditshëm duke pyetur: “Çka me ba tash, a me lëshu gruan a?”

Sidoqoftë, Berisha teksa fliste për punësimet në PTK, e pranoi se edhe partia e tij ka ndikuar në punësime, por theksoi se nuk krahasohet numri i të punësuarve të tyre me punësimet e mëhershme.

“Jo unë këta du me e lëshu, si të shkoj në shtëpi. I tham se po punon, 3 puna po i mbanë. Jaa, hatri yt, grunë du me e lëshu”, i ka thënë Berisha atij gjatë debatit.