Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Milionat e “3%”-shit për UÇK-në”.
Është ky një dokumentar që do të gërmojë thellë mbi milionat që Fondi “3%” i LDK-së dha për UÇK-në e Shtabit të Përgjithshëm, shtab ky kryesisht i përbërë nga LPK-istë që sot e drejtojnë PDK-në.
Këtu e gjeni të plotë dokumentarin
Gani Hoxha, aktivist i Fondit “3%” në intervistën për InDoks thotë se i kishte organizuar Qeverisë në kontekst negativ e zë në gojë edhe një komandant tjetër të UÇK-së. A mori Azem Syla para nga Fondi “3%”?
Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi do të bëhen publike dokumente të papara më herët. Flasin ata që akuzojnë për keqpërdorime, por rrëfehen edhe njerëzit kyç të UÇK-së. Ata që i pranuan milionat.
Sa miliona marka ia dha fondi i Qeverisë së Bujar Bukoshit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sa nga këto para i ka marrë Xhavit Haliti?
Cili nga komandantët i mori 5 milionë marka?
Cilët nga komandantët e zonave morën nga 3 milionë marka?
Ku janë shpenzuar paratë që u mblodhën për luftën?
Përgjigjet në këto pyetje dje shumë të tjera mësohen në dokumentari “Milionat e “3%”-shit për UÇK-në”.
InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com