Java e ka kaluar ka qenë rekorde sa i përket rasteve me COVID-19
Dita e parë e javës ka filluar me një zbehje të rasteve të të infektuarëve me COVID-19 pasi u raportuan 47 raste pozitiv, statistikë e lartë – por krahasuar me raportimet e javës së kaluar ka një shpresë se pandemia mund ta marrë rrugën e kontrollit nga institucionet.
Institucionet e vendit po raportojnë për rrezikun që ka mbingarkimi i klinikave. Javën e kaluar kishim tre ditët me numrin record të të infektuarëve Brenda 24 orëve prej se është shfaqur pandemia në muajin mars.
Dy ditë me mbi 100 raste dhe dita e fundit e javës me 96 raste ishin rekorde të zeza.
Këto raportime kanë ngritur alarmin institucional duke kërkuar mbajtjen e maskave dhe distancës sociale.
Ministria e Shëndetësisë ëshë duke shpërndarë një manual me udhezime sesi të mbrohemi nga përhapja e COVID-19. /Insajderi/