Një vendim i qeverisë që e udhëheq kryeministrit Albin Kurti gjatë mbledhjes së ekzekutivit ka prekur sekretarët e ministrive të cilat tashmë janë fuzionuar.
Duke mos dhënë shumë detaje, kryeministri kërkoi që sekretarët të hyn në listën e nëpunësve tepricë.
Mirëpo dikush që njeh mirë administratën tregon bazën ligjore se si do të mund të bëhet ky riorganizim.
Visar Rushiti gjithashtu thotë se pozitat ekuivalente janë vështirë të gjinden për këta sekretar.
Sipas tij shkarkimet sipas ligjit në fuqi janë thuajse të pamundura.
E njëri nga sekretarët që u zëvendësua me një tjetër thotë se do të ndërmarr veprime ligjore.