
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se në partinë e saj, nuk është diskutuar ndonjë opsion për hyrjen në Qeveri, shkruan Insajderi.
Haxhiu i ka thënë Gazetës Insajderi se përderisa kjo nuk është diskutuar, nuk pritet të ndodhë.
“Nuk mund të flasim, në asnjë prej organeve nuk është diskutuar”, ka shtuar ajo.
Ndërsa, ajo ka komentuar edhe bllokimin e marrëveshjes mes dy partive të para.
“Për mua si deputete, është zhgënjim total. Me dal para qytetarëve, nuk di çka duhet thënë që po punojmë për qytetarët. Është krijuar një opionion se çka duhet ne të presim sa ne të mos mirremi vesh, për ta bërë një qeveri. Nëse pritjet kanë qenë aq të mëdha, atëherë zhgënjimi është shumë i madh. Është e pakuptueshme, t’u luajt me ndjenja të qytetarëve. Barra i takon fituesit të zgjedhjeve, duhet të jenë transparent me opionin dhe duhet thënë se nuk janë të gatshëm për ta marrë atë përgjegjësi(të qeverisjes)”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka potencuar se Albin Kurti nuk do dëshiron ta merr përgjegjësinë dhe tani, “po luan me këto videot e famshme që sinqerisht, nuk po befasohna”.