Kushtetuta s’e obligon

A obligohet Thaçi të japë dorëheqje, pas aktakuzës?

Kushtetuta nuk e obligon Thaçin të largohet nga zyra e presidentit, por vlerësohet se dorëheqja do të ishte në të mirë të Kosovës, në mënyrë që Thaçi të gjykohet si individ e jo si president i vendit.

A obligohet Thaçi të japë dorëheqje, pas aktakuzës?

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale, për krime lufte, por ai nuk është i obliguar të japë dorëheqje.

Kështu thotë Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përkundër se vlerëson që më mirë do të ishte nëse Thaçi vullnetarisht e bën një gjë të tillë.

“Ne vlerësojmë që asnjë kompetencë nuk ekziston në Kushtetutën e Kosovës që e detyron presidentin e Kosovës që në këtë periudhë të japë dorëheqje”, ka thënë Musliu.

Por, ai shton se dorëheqja e presidentit Thaçi është e pashmangshme duke pasur parasysh integritetit e institucioneve dhe vet Republikës së Kosovës i cili do të dëmtohej nëse presidenti Thaçi në një akuzë ende të pakonfirmuar do të qëndronte në pozitën e presidentit të Kosovës”.

Prokurori i Specializuar ditë më parë propozoi aktakuzë ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Behet fjalë për 100 persona të vrarë, rrahur e torturuar./Insajderi.com