A po i frikësohet LDK “kuvendit të karrigeve”, Beqiri-kandidatëve: Nuk duhet bërë luftë e paskrupullt brenda partisë

A po i frikësohet LDK “kuvendit të karrigeve”, Beqiri-kandidatëve: Nuk duhet bërë luftë e paskrupullt brenda partisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se gara për të parin e kësaj partie duhet të bëhet në mënyrë të dinjitetshme dhe jo të ketë luftë të paskrupullt brenda kësaj partie.

Ai, me rastin e 29 vjetorit të LDK-së në Podujevë tha se gara brenda partisë së tij duhet të jetë serioze e jo të ketë luftë brenda për brenda saj.

“Sa herë mbahen zgjedhjet në LDK është sikurse të mbahen zgjedhje nacionale. Nuk duhet të ketë luftë garë brenda nesh, jo luftë e paskrupullt brenda nesh, por garë që në LDK-në e ka mbajtur si subjektin më të madh e më serioz. Jam i bindur që kjo ditë vije në shprehje”, tha Beqiri.

Ai, përveç kësaj nuk ka lënë pa përmendur edhe dialogun me Serbinë dhe çështjen e korrigjimit të kufijve. Tha se si parti nuk do ta mbështesin asnjë ide të korrigjimit të kufijve me Serbinë.“Ne nuk do të përkrahim kurrfarë korrigjimi të lehtë e as të rëndë të kufirit me këto sjellje të presidentit antikushtetuese e anti ligjore. ne e kemi Kosovën e 17 shkurtit 2008” tha ai.

Ai doli kundër edhe Ekipit Negociator ku tha se vendi ynë nuk ka nevojë për ekipe të tilla për negociatat Kosovë- Serbi.

“LDK kurrë nuk ka qenë kundër dialogut, por jo me çfarëdo përfaqësuesish. Kosovës nuk i duhet ekipe negociatorësh. Ne i kemi institucionet sado që të lodhëta janë ato”, tha ndër të tjera ai.