A po merr pjesë Lista Serbe në mbledhjen e Qeverisë?

A po merr pjesë Lista Serbe në mbledhjen e Qeverisë?

Zëvendëskryeministri dhe ministri për kthim dhe komunitete Dalibor Jevtiq është parë duke shkuar në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës

Aty, pritet që ky ministër të bëjë edhe zyrtarisht me shkresë largimin e tyre nga koalicioni qeverisës, nëse për një gjë të tillë nuk kanë ndërruar mendje.

Lista Serbe deklaroi ditë më parë se largohen nga Qeveria, pas arrestimit që iu bë të hënën zyrtarit të tyre serb Marko Gjuriq.

Ky i fundit u arrestua nga Policia e Kosovës pasi nuk i respektoi institucionet e Kosovës duke hyrë ilegalisht në veri të Mitrovicës, ani pse për një gjë të tillë nuk kishte leje