A po ndahet AKR-ja nga Nisma në Kuvendin e Kosovës?- flet Zyberaj

A po ndahet AKR-ja nga Nisma në Kuvendin e Kosovës?- flet Zyberaj

Këshilltari i Behgjet Pacolli , Jetlir Zyberaj ka thënë se AKR-ja do të shqyrtojë bashkëpunimin me Nismën e Fatmir Limajt, pas emërimit të Haxhi Shalës si shef i grupit parlamentar të koalicionit Nisma-AKR në Kuvend.

Zyberaj ka shkruar në rrjetin e ti social ‘Facebook’, se Nisma nuk  është  konsultuar  AKR-në për këtë vendim.

“Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkëpunimi yne me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar Zyberaj.

Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku Haxhi Shala ka përfaqësuar grupin parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Ai ka bërë të ditur se sot në detyrën e re ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të kryesisë.

“Takimi i parë në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës si Kryetar i Grupit Parlamentar Nisma Socialdemokrate. Gjatë kësaj mbledhje u caktua seanca plenare e datës 03.02.2020 për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Shala/