A pranoni një koalicion me LDK?- Kjo është përgjigja e Haradinajt

A pranoni një koalicion me LDK?- Kjo është përgjigja e Haradinajt

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj,  hodhi akuza të forta ndaj liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti duke thënë që është e padrejtë të mos krijohej qeveria sepse nuk respektohet vota e qytetarit.

Në një emison të Top Chanel-it Haradinaj është pyetur  se a do të bëhej pjesë e koalicionit me LDK-në nëse i kalon mandatari pas 11 ditë.

“Në qoftë se do të kemi një ftesë nga LDK-ja unë do i përgjigjem pozitivisht ftesës për të biseduar. Por duhet thënë se ka gjasa që qeveria të formohet. Vetëvendosja dhe LDK-ja e kanë shumicën dhe mund ta formojnë qeverinë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë u pye edhe për mundësinë e një PAN-i të dytë, ku tha se kjo nuk mund të ndodhë më.

“Në qoftë se PAN-i do kishte hy në zgjedhje do kishte fituar. Nuk ka mundësi për një PAN të dytë”, shtoi ai.

Shiko edhe: