A qëndron AAK pas sulmit ndaj Hotit – Flasin nga kjo parti

A qëndron AAK pas sulmit ndaj Hotit – Flasin nga kjo parti

Anëtari i AAK-së, Bali Muharremaj, njëherësh edhe kryetar i komunës së Suharekës ka folur rreth sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hotit.

Muharremaj në një prononcim për Insajderin tha se asnjë qytetarë dhe simpatizantë i AAK-së nuk e bënë një gjest të tillë.

Sipas tij, ky është një gjest ulët kushdo që e ka bërë atë, dhe se demokracia ka metoda të tjera.

“Nuk besoj që jo deputet i Aleancës po as qytetarët dhe simpatizant të AAK-së nuk e bëjë atë gjest, për mua është një gjest i ulët kushdo që e ka ba atë , demokraci duhet të shkojë me metoda tjera por jo me kësi metoda”. Ka thënë Muharremaj për Insajderin.

Ndryshe nga Muharremaj, shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Daut Haradinaj, kishte deklaruar se “Kushdo që e ka bërë, ka bërë shumë mirë”.