A shesin universitet private diploma – përgjigjet Gjinovci

A shesin universitet private diploma – përgjigjet Gjinovci

Rron Gjinovci nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka thënë se problemi kryesor i arsimit të lartë në Kosovë janë kolegjet private.

Ai ka thënë se kur qëllimi kryesor i një kolegji privat është rritja e profitit aty nuk mund të ketë cilësi.

“Kolegjet private duhet me iu nënshtru një kontrolli rigoroz për aktivitetin e tyre, por poashtu është në natyrën e tyre që duke qenë biznese private ato janë të interesuara me rrit profitin dhe për me rrit profitin duhet mi ulë kostot – pra shpenzimet, e kur duhet mi ulë shpenzimet ato nuk kanë si e bëjnë ndryshe përveç duke ulë cilësinë”, ka thënë ai për InDoks.

Ai i ka cilësuar kolegjet private si kancer i cilësisë në arsimin e lartë.

“Kolegjet private janë sabotatorët të mëdha të të gjitha universiteteve tjera publike për shkak se aplikojnë procedura shumë më të thjeshta arrijnë me marr njerëz shumë më lehtë në punë si staf akademik, ndërkohë që universitetet publike përballen me procedura dhe vështirësi të tjera”, është shprehur ai.

Gjinovci për InDoks ka folur edhe për atë se kush janë universitetet më të mira pas atij të Prishtinës, për themelimin e universiteteve në kohë fushatave si dhe për punën e ekspertëve ndërkombëtar.

InDoks përmes dokumentarit “Shesim diploma” do të zbulojë prapaskenat e krijimit të këtyre universiteteve publike. Prapaskenat e funksionimit të universiteteve private. Do të zbulohen dokumente të pa para më herët nga publiku. Do të flasin ata që i drejtojnë këto institucione dhe ata që paralajmëruan shumë herët për krimet që po ndodhnin në arsim.