A shkoi Fatmir Limaj në zyren e Albin Kurtit? Flasin nga Nisma

A shkoi Fatmir Limaj në zyren e Albin Kurtit? Flasin nga Nisma

Para pak minutave është raportuar në media për një takim ndërmjet kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla.

Lidhur me këtë, Insajderi ka kontaktuar me Endrit Shala, ministrinë në detyrë të Tregetisë dhe Industrisë. Ai e ka demantuar këtë lajmë, duke thënë “momentalisht jam duke pirë kafe me kryetarin Limaj, të fala po ju bënë”.

“Nuk është e vërtetë. Kryetari Limaj tani është me mu qitu, u kënaqum, nuk është në Vetëvendosje. Kryetari Limaj mundet najherë me u taku me secilin kryetar të subjekteve tjera, por jo me ata qe po thu ti, Xhelal Sveçlçn. Kryetari Limaj tash është me mu, të fala po ju bënë” i ka thënë Shala Insajderit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë dhënë përgjigje kur janë pyetur rreth kësaj çështjeje.

Kujtojmë që sot, Vetëvendosje e ka konfirmuar që kryetari Kurti do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe. Takimi ♪7shtë paraparë të mbahet në ora 16:00.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka ka thënë se ky takim vjen në kuadër të bisedimeve për krijim të qeverisë së re.

“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës, LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshi edhe minoritetin serb”, ka thënë Manxhuka./Insajderi.com