“A tutet ariu me shosh” – komenti i Mustafës për sondazhin e VV-së për zgjedhje  

“A tutet ariu me shosh” – komenti i Mustafës për sondazhin e VV-së për zgjedhje  

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka komentuar sondazhin e Lëvizjes Vetëvendosje të publikuar para disa javësh ku sipas tyre VV-ja del e para.

Kur është pyetur Mustafa se çfarë mendon për ata sondazh përgjigje e tij ka qenë e veçantë.

“A tutet ariu me shosh”, ka thënë Mustafa.

Mustafa dhe Kurti tash e tre muaj janë duke u takuar për të arritur një marrëveshje në mes tyre mirëpo nuk po mund të bien në ujdi me njëri tjetrin. /Insajderi.com