A u ndryshua predha e armës në favor të familjes Gashi për vrasjen e Kreshnik Isufajt, flet avokati Dreshaj

A u ndryshua predha e armës në favor të familjes Gashi për vrasjen e Kreshnik Isufajt, flet avokati Dreshaj

Familja e tashmë të dënuarit, Driton Kelmendi janë deklaruar  që përmes avokatëve kanë tentuar ta marrin raportin e parë policor për rastin për ta ditur se a ishte në atë raport e shkruar siç u raportua në media, se i dyshuari për vrasje ishte Finsik Gashi, i ulur në makinë në anën e djathtë të viktimës, por kurrë nuk iu është dhënë ky raport.

Avokati i familjes Kelmendi, Ramë Dreshaj, pretendon se predha mbi të cilën dyshohet se u gjend në trupin e viktimës  u ndryshuar, pasi Gashi ishte i dyshuari parë  për vrasje.

“Janë dyshimet e bazuar mirë sipas kodit të procedurës penale që predha e cila është njxerr nga trupi i të ndjerit Isufaj, është ekzaminuar një predhë krejt tjetër sipas dëshirës, mirëpo ajo ka shkuar në favor të palës së të akuzuarit tjetër”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj ka thënë se tashmë edhe dihet se kush i ndërroi predhën.

“ Kush e ka ndërruar tashmë edhe dihet unë si avokat me një përvojë të përparshme me policinë, aty s’ka kush më ndërru përveç ata që janë të angazhuar në forenzikë. Dyshimi më i madh që ta forcon gjithë këtë  është se ende pa u ngrit aktakuza hetusi ka kërkuar që nga Prokuroria ta asgjësojë të gjitha provat se nuk po ka vend ku t’i ruaj, aty nuk mundem më thënë asgjë, nga fakti që kurrë  me kërkesën time çdo seancë e kemi përsërit që e dëshirojmë predhën me e pa këtu që u njxer prej trupit  që u ekzaminu në balistikë”, ka shtuar Dreshaj.

Ekspertiza e bërë nga Shoqata e Shkencave Ligjore në Shqipëri që është bazuar në dosjen e krijuar nga Prokuroria kosovare nxjerr disa konstatime që ngjisin dyshime se shumëçka në këtë hetim ishte e parregullt.

Nga inicizimi i siguruar nga InDoks shihet se personi që po gjuante jashtë makinës ku humbi jetën Kreshnik Isufaj ishte në një largësi disa metra. Ekspertiza mjekoligjore e citur në dokumentin e Shoqatës së Shkencave Ligjore thotë që arma që e vrau Isufajn duhet të ketë qenë në një jargësi prej 10-25 centimetra, dhe jo disa metra larg.

“Për ta realizuar këtë qitje, autori në raport me viktimën në momentin e qitjes vdekjeprurëse duhet të ketë qenë në krahun e djathë, në distancë shumë të afërt”, thuhet në ekspertizë.

Në këtë pozitë, në momentin e shkëmbimit të zjarrit mes grupeve ka qenë Fisnik Gashi, por në fund u dënua Driton Kelmendi që ishte disa metra larg.

InDoks në këtë episod do ti kthehet këtij rasti që tronditi Pejën në vitin 2011 dhe provave të reja që familja pretendon që i ka siguruar e që dëshmojnë, sipas tyre, se anëtari i familjes së tyre nuk e kreu kurrë krimin për të cilin u dënua. Akuzojnë edhe Prokurorin e rastit që iu kërkoi shumë ryshfet. Edhe gjyqtarin e EULEX-in që ishte i padrejtë. Edhe policë që manipuluan prova/InsajderiInDoks