A u nxor Astrit Dehari nga hyrje-daljet sekrete të burgut në Prizren? Flet avokati i familjes

A u nxor Astrit Dehari nga hyrje-daljet sekrete të burgut në Prizren? Flet avokati i familjes

Astrit Dehari që u mbajt më shumë se 70 ditë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren,  pos që nuk u intervistua dhe nuk dihet pse ndodhi kjo, nuk dihet edhe se a ishte torturuar brenda. Të dhënat që ka siguruar InDoks nga hetimi i ri që po zhvillohet për rastin e vdekjes së tij të dyshimtë brenda burgut zbulojnë një të dhënë tronditëse: Burgu i Prizrenit ka hyrje-dalje sekrete ku të burgosurit mund të nxirren deri te dhomat e marrjes në pyetje në Polici pa u mbajtur shënim zyrtar.

Avokati familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se Astriti ishte njxerrur  nga Qendra e Paraburgimit përmes hyrje-daljeve sekrete, sipas tij këtë e kishte treguar edhe vetë Astrit nënës së tij me mesazhe të koduar.

“ Ka hyrje-dalje sekrete nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në ndërtesen e Policisë, aty ku janë kry hetimet e ashtuquajtur e vërteton edhe deklartaën e nënës së Deharit që Astriti ka deklaruar se po e dërgojnë natën e po e marrin në pyetje”.

Gashi ka shtuar se Astriti është vrarë në burg duke tentuar që të merren deklarata që të inkriminohen liderët e Lëvizjes Vetëvendsoje si terroristë.

“ Kështu po deklaroj edhe njëherë Astrit Dehari është vrarë duke tentuar që t’I merren deklarata që të inkriminohen liderët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të shpallet parti poltike terroriste, e në bazë të ligjeve të Kosovës t’i ndalohet puna”.

InDoks në këtë episod do të sjell prapaskenat e burgjeve në Kosovë. Një histori korrupsioni masiv deri te drejtuesit më të lartë të sistemit. Me kontrabandë droge, arrati të vrasësve e privilegje për komandanëte e fuqishëm të UÇK-së si në filmat me kartelet e drogës nga Amerika Latine/InsajderiInDoks