“Gazetën Insajderi”, ka folur për atë se a vazhdon ish-kryet" />

A vazhdon të ketë ndikim Thaçi brenda PDK-së? – flet nënkryetari i partisë

A vazhdon të ketë ndikim Thaçi brenda PDK-së? – flet nënkryetari i partisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në intervistën për “Gazetën Insajderi”, ka folur për atë se a vazhdon ish-kryetari i partisë tashmë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi të ketë ndikim në PDK apo në individë të caktuar.

Krasniqi ka mohuar se Hashim Thaçi ka ndikim në PDK, madje sipas tij në momentin që Thaçi u zgjodh president është larguar jo vetëm nga PDK, por, edhe nga politika ditore.

“Jo nuk ka ndikim, presidenti Thaçi është një njeri jashtëzakonisht i respektueshëm jo veç prej PDK-së po prej krejt Kosovës atë mund ta vëreni në shumicën e sondazheve që publikohen nga organizatat e ndryshme herë pas here”, ka deklaruar Krasniqi për Insajderin.

Sipas tij lideri i vetëm I PDK është Kadri Veseli.

“E dyta Hashim Thaçi është njëri prej themeluesve dhe lideri historik i PDK-së, PDK e ka një kryetar, Kadri Veselin dhe askush tjetër nuk është lider tjetër i PDK është Kadri Veseli, lidershpi i partisë”, ka deklaruar ai.

Interpretimet se Hashim Thaçi vazhdon të ketë ndikim në Partinë Demokratike, sipas Memli Krasniqit vijnë nga oponentët politikë, dashakeqë të PDK-së.

Krasnqi ka thënë se që nga momenti që Hashim Thaçi është zgjedhur president po merret vetëm me obligimet e tij kushtetuese./Insajderi.com