AAK: Agresiviteti në Beograd kundër Haradinaj, sinjal i mirë që vendi është në drejtimin e duhur

AAK: Agresiviteti në Beograd kundër Haradinaj, sinjal i mirë që vendi është në drejtimin e duhur

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes faqes së saj zyrtare në ‘Facebook’ ka reaguar ndaj disa akuzave dhe kritikave që po i bëhen liderit të saj, Ramush Haradinaj.

AAK, ka shkruar se agresiviteti në Beograd kundër Ramush Haradinaj dhe nervozizmi nga adresa të caktuara në Prishtinë janë sinjale të mira që vendi po shkon në drejtimin e duhur.

“Agresiviteti në Beograd dhe nervozizmi nga adresa të caktuara në Prishtinë – sinjale të mira. Agresiviteti i rritur tejmase në Beograd kundër Ramush Haradinajt si dhe doza e lartë e nervozes nga adresa të caktuara individuale në Prishtinë e Tiranë, janë shenja të mira që vendi po shkon në drejtimin e duhur”, thuhet në shkrimin e tyre.

Tutje, teksa kanë numëruar sukseset e arritura të qeverisjes së tyre, AAK, ka shkruar se ditëve në vijim, bëhuni gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha.

“Ushtria u bë; Taksa ndaj produkteve serbe vazhdon; Trepça gati për investime; Kufijtë e shtetit nuk ndërrojnë; Ditëve në vijim, bëhuni gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha’’, ka shkruar AAK-ja./ Insajderi.com