Aleanca për Ardhmëri të Kosovës ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, njofton Insajderi.
Me anë të një reagimi, ky subjekt politik thotë se çdo sulm ndaj gazetarisë është sulm ndaj fjalës së lirë.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. Çdo sulm ndaj gazetarisë është sulm ndaj fjalës së lirë. Liria e fjalës është universale, andaj askush dhe në asnjë formë, nuk ka të drejtë cenimin e saj” thuhet në reagimin e AAK-së.
Gazetari Valon Syla është sulmuar sot rreth orës 12:00, në lagjen “Pejton” të Prishtinës. /Insajderi.com