
Dy parti politike në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë gjobitur me nga dy mijë euro nga Komuna e Prishtinës, njofton Insajderi.
Të dyja këto subjekte kanë organizuar tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, teksa shtoi se janë duke vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të masave.
“Askush mbi ligjin! Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.
Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Insajderi.com