AAK dorëzon ankesë në PZAP

AAK dorëzon ankesë në PZAP

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  sot e ka dorëzuar ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar listën e kandidatëve të kësaj partie, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, kjo për shkak se kjo AAK-ja nuk i ka zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit, njofton Insajderi.

Lajmin për media e ka konfirmuar, Kushtrim Xhemajli nga zyra për informim të AAK-së.

Sipas tij, ankesa në PZAP është deponuar sot para një ore.

“Po, sot para një ore është deponuar ankesa”, ka thënë Xhemaji.

Ndërkaq, pritet që edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate të dorëzojnë ankesën e tyre në PZAP për çështjen e njëjtë, mirëpo deri më tash zyrtarë të tyre nuk i janë përgjigjur telefonatave të Telegrafit.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen maratonike, e cila u mbajt një ditë më parë, nuk i ka certifikuar listat e kandidatëve të LVV-së, AAK-së e Nismës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit./Insajderi.com