AAK dorëzon ankesë në PZAP për rezultatin në Istog

AAK dorëzon ankesë në PZAP për rezultatin në Istog

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Istog.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari ekzekutiv i AAK-së, Valon Totaj, i cili ka deklaruar se ky subjekt politik për dallim nga herët e kaluar kësaj radhe, në funksion të mbrojtjes së vullnetit të qytetarëve të Istogut siç ka thënë po e kanë bërë këtë veprim.

“Sipas Rezultati final i KQZ ka ardhur si pasojë e: 1. Shkeljeve serioze te Kushtetutës se Republikës se Kosovës ( Nenit 45 ). 2. Veprimeve te jashtëligjshme përmes blerjes se votave. 3. Presioneve mbi qytetaret përmes asistimeve ne votim edhe te moshave te reja, e konfirmuar nga vëzhgues neutral te shoqërisë civile”, shkruan Totaj.

“Diferenca prej 14 votave me këto shkelje të faktuara, nuk e bën fitues askënd. Procesi zgjedhor tashmë është kontaminuar dhe e vetmja rrugë për dalje nga kjo situatë dhe shmangien e shkeljeve kushtetuese është rivotimi”, thotë ai.