
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të mërkurën ka dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili thotë se disa nga kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin nga këto parti politike nuk mund të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lajmin e ka konfirmuar Kushtrim Xhemajli nga Zyra e informimit të AAK-së.
“Po sot e kanë dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme”, ka thënë shkurt Xhemajli.
Nga Aleanca të drejtë kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk kanë Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati, të cilët sipas vendimit të PZAP-së, nuk do të mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.
Përveç Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Gjykatën Supreme ankesë të mërkurën ka dorëzuar edhe Lëzja Vetëvendosje./Insajderi.com