Rexhep Kadriu, kandidat për kryetar të Gjilanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka marr përkrahje edhe nga Malisheva.
Në një tubim elektoral të nëndegës së kësaj partië në Malishevë, u bë prezantimi i kandidatit për asamblenë komunale të Gjilanit, Shefik Zeneli.
Zeneli para qytetarëve qytetarëve të Malishevës u zotua se do të jetë zë i fuqishëm në asamblenë komunale në Gjilan, dhe se pas 22 tetorit do ti japim një imazh krejt ndryshe Malishevës, dhe Gjilanit në përgjithësi, sepse këtë e garanton serioziteti, vullneti për punë dhe ndershmëria që ka kandidati ynë për kryetar, Rexhep Kadriu.
Ndërsa, Rexhep Kadriu tha se nga ky tubim po e shohim se jemi rritë, në fakt dikah jemi dyfishuar, e në shumë pjesë të qytetit e në fshatra po trefishohemi. “Malisheva sonte na dëshmon se është e gatshme për ndryshimin e madh që do të ndodh me 22 tetor. Do të ketë subvencione të mëdha në këtë fshat, për shkak se kjo ndikon në përmirësimin e jetës së qytetarëve këtu, dhe ndikon në rritjen e numrit që punojnë”, tha Kadriu.
Kadriu ka kërkuar nga qytetarët e Malishevës që me 22 tetor të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe të përkrahin programin që ofron ai për mandatin katër vjeçarë, program ky që zgjidhë shumë probleme tanimë të trashëguara më vite dhe që janë bë temë e përditshme në Gjilan.