Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka vendosur për koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 14 shkurt, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili, i cili thotë se deri më tani nuk ka diçka konkrete.
“Në momenti që kemi diçka ju informojmë”, tha shkurt zëdhënësi i AAK-së, Xhemajli.
Ndryshe, sot është afati i fundit që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore.
Deri në ora 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). /Insajderi.com