Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se partia pjesë e së cilës është ai – po shqetësohet pasi në projekt-buxhetin për vitin 2021 “nuk ka mesazhe të zhvillimit ekonomik, por agjendë sociale”.
Këto komente, Tahiri i bëri gjatë një konference për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
“Është brengosëse që në këtë buxhet nuk shohim mesazhe të zhvillimit ekonomik, por shohim agjendë sociale dhe e dyta për AAK-në ndër pikat më të rëndësishme nuk po shohim se Ligji për Paga, nuk ka ardhur. Në qoftë se nuk është buxhetuar, do të thotë se nuk ka një ligj të tillë në vitin 2022”.
Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-buxhetin, ku janë shtuar disa linja buxhetore për politikat sociale.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, buxhetin për vitin 2022 e ka cilësuar si “gjithëpërfshirës”.
Por, për t’u jetësuar ai buxhet duhet të votohet në Kuvend.
Atë për ngritje të çmimeve dhe debati tjetër ka të bëjë me projektin e MCC-së.
Ndërsa, për dështimin e seancës së radhës, Besnik Tahiri, tha se shkak ishte mungesa e disa nënkryetarëve të kuvendit. /Insajderi.com