
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur marrëveshje me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, njofotn Insajderi.
AAK dhe PSHDK do garojnë së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 14 shkurt.
“Me PSHDK-në do të bashkëveprojmë si dy partnerë të barabartë duke respektuar njëra-tjetrën”, thuhet në kumtesë.
“Në listën e përbashkët zgjedhore, PSHDK do të garojë me një kandidat për deputet dhe i njëjti do të gëzojë mbështetjen e elektoratit të PSHDK-së dhe të AAK-së, për t’u zgjedhur deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës”. /Insajderi.com