AAK-ja kërkon tërheqjen e ndryshimit për Ligjin e Zgjedhjeve

AAK-ja kërkon tërheqjen e ndryshimit për Ligjin e Zgjedhjeve

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancws pwr Ardhmwrinw e Kosoves ka thënë se ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë në konferencë për media se për ndryshime në këtë ligj duhet të ketë konsulta me të gjitha partitë në vend.

“Patëm kërkesa për tërheqjen e Ligjit për Zgjedhje. Ajo që shihet dhe që është pa mbrëmë është se ka ndodhur një operacion i natës që ka vënë në lajthitje jo vetëm Kuvendin, por edhe qytetarët e Kosovës për shkak se të gjithë prisnin që të niset përpara me atë për presidentin e më pas doli që më prioritet është amendamentimi i një ligji zgjedhor që është baza e demokracisë në vend. Për këtë temë kërkuam nga kryetari i Kuvendit që të ndërtojë proces të konsultimit politik me partitë parlamentare, joparlamentare, me shoqërinë civile e akterët ndërkombëtarë për të bërë reformën”, ka thënë ai pas mbledhjes ku pritej të vendosej për seancën për zgjedhjen e presidentit.

“Si AAK jemi dhe qëndrojmë të palëkundur që t’ia japim të gjitha të drejtat e votimit dhe për të qenë të zgjedhur diasporës. Duhet të bëjmë edhe analizë për manipulime të mundshme nga Serbia. Populli ka folur. VV-ja ka fituar zgjedhjet. Zoti Kurti është në detyrë. Në seancën e parë ia kemi dhënë dy mesazhe. Respektoje besimin që të ka dhënë populli. S’është fjalim i bukur as kritikë, por përgjegjësi e duhet ta ushtrosh atë”, ka përfunduar Tahiri./Insajderi.com