AAK-ja ‘ngulfat’ Telekomin, ky është numri i të punësuarve me lidhje partiake e familjare

AAK-ja ‘ngulfat’ Telekomin, ky është numri i të punësuarve me lidhje partiake e familjare

Telekomi i Kosovës cilësohet si çerdhe poltike që pushtetarët  zgjedhin për t’i pozicionuar familjarët dhe përkrahësit e tyre.

Më shumë se 2500 punëtorë ka Telekomi i Kosovës, me gjithë këtë kapital human aty po vazhdojnë të punësohen njerëz të afërt me pushtetin. Janë fëmijë, nuse, kunetë, kunata e të punësuar të tjerë që brenda një kohe të shkurtër janë bërë pjesë e kësaj ndërmarrje publike.

Skandali i punësimeve në postë detyroj lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, që  të distancohet nga deklarimet e ish- deputetit të tij, por qeverisja e tij njihet për shumë skandale, e njeri prej tyre është edhe punësimi jo vetëm i militantëve, por edhe i familjarëve.

Por pas prishjes se koalicionit me PDK-në, gjatë fushtatës parazgjedhore, Haradinaj në media kishte  pohuar se në Telekomin e Kosovës ka të punësuar pa kritere, duke fajësuar PDK-në, pasi sipas tij drejtori i Postës tashmë është kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie.

Kurse vëllu i liderit të AAK-së, Daut Haradinaj, është arsyetuar me faktin që gjithmonë janë munduar t’i ndalin punësimet partiake gjatë qeverisjes së tyre.

“Ne gjithmonë jemi munduar të ndalim punësimet partiake. Ka qenë e vështirë në pozitën që ne kemi pasur në koalicion. Opozita që tani do të vijë në pushtet nuk është më e pastër në këtë punë. Edhe VV’ja ka shumë të punësuar në PTK”, kishte deklaruar Haradinaj.

Deputeti i AAK-së, kishte shtuar se në Kosovë ka dy milion banorë dhe secili nga ta, potencialisht i përket një subjekti politik. Sipas tij të punësuarit nga AAK-ja nuk sjellin dëm Kosovës.

“ Nuk mendoj se gjithë Kosova është dëmtuar pse janë punësuar 100 persona nga AAK-ja. Nuk ka ndonjë dëm të theksuar”, tha Haradinaj.

Partia e Haradinajt me të ardhur në pushtet arriti që të rehatonte nëpër puna familjarë të deputetëve e zyrtarëve të lartë të kësaj partie, duke filluar nga ndërmarrja “Pastrimi”, që është me mandat për të grumbulluar bërllok, e deri të postet e mira brenda Postelekomit. Edhe ish-kryeshefi i saj, Gent Begolli ishte njeri me pozita të larta në AAK.

Gjatë qeverisjes së AAK-së, në Postelekom janë punësuar 234 persona., një pjesë e mirë e tyre militant të kësaj partie, ose familjarë të ftyrave eminente të partisë dhe punësimet kryesisht ishin me kontrata mbi vepër. Madje edhe kunata e RamushHaradinajt, Vesë Haradinaj ka marrë njërin nga postet kryesore në këtë kompani, atë të Drejtoreshë së Marketingut.

Punësimet me diktat të partisë, në Republikë tashmë janë diçka që nuk i është shmangur asnjë parti. Madje as Vetëvendosje, që pritet që të vijë në pushtet. Ajo që mund të thuhet pa pasur frikë që dikujt i hyhet në hak është që plaçkitja e shtetit me punësimin e armatës së militantëve ka vazhduar, dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë/InsajderiInDoks