Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojë seancën e opozitës ku do të kunërshtohet korrigjmi i kufijve.
Këtë e ka bërë të ditur në një paraqitje para gazetarëve shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi.
“Nuk marrim pjesë në seancën e opozitës. Aty do të diskutohet vetëm për individët. Këta kanë treguar se nuk janë as për platform dhe asgjë”, ka thënë Isufi.
Edhe deputeti i kësaj partie Muharrem Nitaj ka akuzuar opozitën e cila nuk morri pjesë në seancën ku pritej të votohej ekipi për dialog.
Ai ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë javës së ardhshme. /Insajderi.com