AAK-ja prezanton kandidatin për kryetar të Gjilanit

AAK-ja prezanton kandidatin për kryetar të Gjilanit

Aleanca për Ardhërinë e Kosovës të shtunën ka zyrtarizuar kandidaturën e Nazim Gagicën për kryetar të Komunës së Gjilanit, njofton Insajderi.

Me këtë rast, lideri i partisë, Ramush Haradinaj, tha gjatë promovimit se Aleanca do ta respektojë votën e gjilanasve dhe se vota e tyre nuk do të jetë e humbur.

“Kemi kandidat për kryetar njeriun që ka kryer detyra ekzekutive në arsim, ekonomi, administratë dhe ka më shumë dekorata se sa rroga që ka marrë. Kandidati i Aleancës gjatë punës së tij nëpër sektorë të ndryshëm në qeverisjen komunale, është njohës i qeverisjes komunale, ka marrë dekorata nga vendorët dhe ndërkombëtarët më shumë se sa numrin e rrogave që e ka”.

Haradinaj bëri të ditur se “kandidati i Aleancës njeh thelbësisht qeverisjen komunale, të çështjeve në komunë, i cili është i përgjegjshëm dhe ka transparencë, duke thënë se të gjitha këto Gagicës i janë çmuar dhe vlerësuar lartë, kështu Haradinaj shprehet se Nazim Gagica është kandidati perfekt dhe i duhuri, i vetëm për Gjilanin”.

“Vota juaj për Nazimin, vota juaj për listën tuaj që është një listë mjaftë e respektueshme, është një votë e incestuar drejtë që ti kthehet qytetarëve tuaj pas 17 tetorit, por edhe është një votë që kurdo që vjenë puna me qenë ne në vendimarrje do e respektojmë Gjilanin ashtu si kemi bërë gjithë”.

Kujtojmë se Gagica ka qenë Drejtor i Administratës së Përgjithshme në Gjilan, udhëheqës i Kulturës në Drejtorinë për Kulturë në Gjilan, ligjerues në universitetin ‘Fama’, e po ashtu këshilltëtar komunal në Gjilan.

Aktualisht Gagica është Drejtor i Arsimit në Gjilan./Insajderi.com