AAK kërkon nga Qeveria që të sigurojë vaksina për qytetarët

AAK kërkon nga Qeveria që të sigurojë vaksina për qytetarët

Infektologu dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka kërkuar urgjentisht nga Qeveria që të sigurojnë vaksina anti-COVID.

Këtë e tha gjatë një konference për media, ku shtoi se në Kosovë ka kufizime anti-COVID, ndërsa qytetarët kanë shkuar në Shqipëri për vikend.

“Në kohën e mbylljes së gastronomisë dhe të karantinimit parcial të vendit, në kohën kur mbi 15 mijë vetë janë vaksinuar jashtë vendit dhe në kohën kur vetëm dje mbi 15 mijë qytetarë, madje edhe pushtetarë aktualë, lëshuan vendin në drejtim të Shqipërisë, ne si AAK kërkojmë prej Qeverisë dhe ministrit Vitia që në një afat sa më të shkurtë të sigurohet sasia e nevojshme e vaksinave për vaksinim të mbarë popullatës”, tha ai.

Dreshaj ka kërkuar që të bëhet publik edhe plani për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit dhe se kjo duhet bërë pa vonesa. /Insajderi.com