AAK kërkon që ekipi për reformën zgjedhore të shqyrtojë zgjedhjen e presidentit me vota nga qytetarët

AAK kërkon që ekipi për reformën zgjedhore të shqyrtojë zgjedhjen e presidentit me vota nga qytetarët

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, para mediave ka folur për çështjen e fillimit të punës së ekipit për reformë zgjedhore.

Ai ka shtuar se AAK kërkon që të trajtohet çështja e zgjedhjes së presidentit, numërimit të votave dhe se a duhet Kosova të jetë një zonë apo shumë zona.

“Tema e parë është se a duhet presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt, tema e dytë a do të jetë Kosova një zonë apo shumë zona dhe tema e tretë procesi i numërimit të votave a duhet të bëhet në klasë apo në qendër të vendvotimit, forma elektronike apo fizike dhe po ashtu nëse është një listë e hapur a duhet të jetë një tik apo më shumë tika”, ka thënë Tahiri.

Presidenca e Kosovës.

Ai tha se gjatë mbledhjes AAK ka shprehur një qëndrim më të avancuar jo vetëm trajtimin e problemeve teknike por edhe temave të mëdha./Insajderi.com