Deputetja e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Time Kardiaj, ka reagur për çmimet e larta të testit COVID-19, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se iu ka gëzuar faktit që është dhënë mundësia për t’u bërë testet edhe në laboratore private, mirëpo sipas Kadriajt, çmimin e testeve duhet t’a caktojë Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që të mos abuzohet me çmime.
“Kur u mor vendimi që të licencoheshin laboratorët private për teste, e kemi mirëpritur sepse sado kudo, qytetarët që kishin dyshime, do ta kishin më të lehtë për ti bërë testet. E kam thënë në një seancë në Parlamentin e Kosovës, se Ministria e Shëndetësisë duhet njëkohësisht të caktoj çmimin e testeve. Çmimi duhet të jetë i njëjtë, e jo ta caktojnë pronarët sipas dëshirave. Andaj, duhet të aktivizohen të gjitha mekanizmat: MSH, Inspektorati Shëndetësor që t’a ndalin këtë abuzim”, ka shkruar ajo.
Më tej Kardaj ka thënë se të gjithë ata që kanë abuzuar me çmime të testeve duhet të gjobiten dhe të ju revokohet licenca. /Insajderi.com