Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi të mërkurën se caktimi i datës së zgjedhjeve lokale duhet të bëhet në përputhje me afatet kushtetuese.
Pas përfundimit të takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ai foli para mediave, ku tha se me rëndësi është që kryetarët e komunave të kryejnë mandatet e plota, pa humbur asnjë ditë.
“Diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet lokal në takim ishte Shefi i Shtabit e bëra publik qëndrimin e Aleancës dhe është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen në afatet kushtetuese, mandati të mos shkurtohet dhe të ketë një konsultim që zgjedhjet të ndodhen në afatet kohore.
Aty i diskutua data 31 dhe mandati i kryetarëve përfundon me 22 tetor dhe nuk është mirë me ju ndal mandati asnjë ditë. Jo s’kemi parapëlqyer asnjë datë sepse me rëndësi është që mandati të jetë i plotë”./Insajderi.com