AAK: Koalicioni është stabil, por kur vjen puna tek presidenti është lojë tjetër

AAK: Koalicioni është stabil, por kur vjen puna tek presidenti është lojë tjetër

“Ne kemi një shumicë të ngushtë, por shumicë funksionale. Kur vjen puna tek presidenti, aty është lojë tjetër, diskutim tjetër. Ne e kemi kandidatin tonë, shpresojmë se të gjithë do të reflektojnë për shkak se për rrethanat që jemi është personi më konkurrues dhe më i mirë në këtë temë…nuk është punë e heqjen dorë, ose punë e një parimi, ne kemi pasur një votim, mendojmë se kryetari Haradinaj do të bënte një punë të mirë në këto rrethana të vështira”.

Këto ishin fjalët e zëvendës-kryeministrit të Kosovës, Besnik Tahiri, në një prononcim për KosovaPress.

Ai shprehu vendosmërinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që posti i presidentit t’i takoj kryetarit të këtij subjekti politik, Ramush Haradinajt.

Ndryshe, AAK kishte shpallur kandidaturën e Haradinajt për president.

Ndërsa, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se “Isa Mustafa duhet të jetë president”.

Mandati i presidentit skadon më mars të vitit të ardhshëm. Kush do të jetë presidenti i ardhshëm vazhdon të jetë çështje e diskutueshme.

Por, përfundimi i mandatit të Hashim Thaçit është ende i paqartë për shkak të aktakuzës së pakonfirmuar nga Gjykata Speciale. /Insajderi.com