AAK konfirmon takimin me LDK-në, nuk dihet nëse do të marrë pjesë NISMA

AAK konfirmon takimin me LDK-në, nuk dihet nëse do të marrë pjesë NISMA

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vazhdimisht kanë deklaruar se do të zhvillohet një takim në mes partnerëve të koalicionit.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur vazhdimisht skeptizmin e tij në lidhje me orientimin që Hoti po ia bën dialogut me Serbinë.

Në një komunikatë publike, AAK konfirmon se nesër do të marrin pjësë në takimin në mes partnerëve te koalicionit.

“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhet në komunikatë.

Burime të Insajderit brenda NISMA Socialdemokrate, thonë se lideri I Nismas, Fatmir Limaj nuk ndodhet momentalisht në Kosovë.

Insajderi, ka kontaktuar me deputeten e NIsmas, Arbëreshë Krasniqi, e cila tha se subjekti i saj politik nuk ka asnjë mospajtim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“LDK dhe NIsma nuk kanë asnjë mospajitm në mes veti, mosmarrëveshjet dihen që janë në mes LDK-së dhe AAK-së”, tha Krasniqi.

Mosmarrëveshjet në mes LDK-së dhe AAK-së, kanë nisur pas rifilimit të dialogut si dhe emërimi i Skender Hysenit nga kryeministri Hoti, si Koordiantor Shtetëror, pa u konsultuar me partnerët e koaliconit. /Insajderi.com/