AAK kritikon Osmanin: Në Kuvend nuk është vetëm Vetëvendosja

AAK kritikon Osmanin: Në Kuvend nuk është vetëm Vetëvendosja

Derisa po mbahet interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likajt, është hasur në debat për radhitjen e deklarimeve të deputetëve të partive politike që janë të pranishëm në këtë seancë, njofton Insajderi.

Fjalën në Kuvend së pari e ka pasur Lëvizja Vetëvendosje, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës e me pas edhe Partia Demokratike, mirëpo pas përfundimit të deklarimeve të deputetëve të këtyre partive kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Vetëvendosja që përsëri ta marrë fjalën.

Për këtë ka reaguar deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila iu drejtua Osmanit, duke i thënë se pas PDK-së radhën për deklarim e ka Grupi Parlamentar i Aleancës.

“Faleminderit kryetare, jo vetëm Vetëvendosja është këtu, pas PDK-së radhën e kemi ne”, tha Haxhiu.

Ndërkaq Osmani nuk e la pa ia kthyer Haxhiut. Ajo thotë se duhet të njoftohen me kohë.

“Prandaj duheni të njoftoni me kohë”, tha Vjosa Osmani. /Insajderi.com