AAK merr vendim për Albena Reshitajn

AAK merr vendim për Albena Reshitajn

AleancA për Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë ka diskutuar sot lidhur me vendimin e deputetes Albena Reshitaj, e cila doli kundër vendimit të partisë dhe mori pjesë në procesin e votimit për presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas Bali Muharremajt, Reshitaj do të vazhdojë kontributin në partinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

“Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është  vlerë e demokracisë  në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, tha Muharremaj.

“Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, shtoi ai./Insajderi.com