AAK: Mustafa e kuptoi se ka dështuar në qeverisje

AAK: Mustafa e kuptoi se ka dështuar në qeverisje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj thotë se i vjen mirë që më në fund Isa Mustafa e ka pranuar se ka dështuar me qeverisjen e vendit.

“Më vjen mirë që më në fund Isa Mustafa e ka pranuar se ka dështuar me qeverisjen e vendit, ai ka përvojë në shkencë dhe është profesionist, mirëpo në politikë ka dështuar”, ka thënë Lekaj për Indeksonline.

Mustafa sot ka treguar se nuk do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com