“AAK na tradhtoi, lidhi koalicion me klanin pronto”

“AAK na tradhtoi, lidhi koalicion me klanin pronto”

Koalicioni që lidhi AAK-ja me PDK-në, i ka kushtuar kësaj partie me largimin e një partneri të koalicionit. Është Balli Kombëtar Demokrat që sot pritet t’i bëjë të ditura në detaje arsyet për largim nga koalicioni parazgjedhore me AAK-në.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin kryetari i saj, Gazmend Islami.

Ai ka thënë se ndihen të tradhtuar nga AAK-ja, e cila lidhi koalicion parazgjedhor me ‘klanin pronto’.

“Mund të them vetëm se jemi tradhtuar nga AAK, me hapin që kanë marrë duke u bërë pjesë e ‘klanit pronto’”, ka thënë Islami për Insajderin