AAK nesër me aksion para Qeverisë së Kosovës – Kjo është arsyeja

AAK nesër me aksion para Qeverisë së Kosovës – Kjo është arsyeja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon kundërshtimin kundër heqjes së taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Të rinjtë e kësaj partie do të organizojnë një aksion para Qeverisë së Kosovës nesër.

Këtë e ka bërë të ditur Aleanca e të Rinjve të Kosovës në një komunikatë për medie.

Aksioni do të mbahet në ora 12:00 para ndërtesës së Qeverisë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksën 100% në vitin 2018 si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Serbisë për mos pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, ka premtuar që taksa do të hiqet dhe në vend të saj do të vihet reciprociteti i plotë me Serbinë.

Presioni ndërkombëtar, sidomos i amerikanëve, ka qenë më i theksuar kohëve të fundit ëpr largimin e taksës në mënyrë që dialogu me Serbinë të vazhdojë. / Insajderi.com