AAK nesër organizon tryezë në Kuvendin e Kosovës – Kjo është arsyeja

AAK nesër organizon tryezë në Kuvendin e Kosovës – Kjo është arsyeja

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nesër në ora 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, organizon tryezë lidhur me taksën 100 për qind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Pjesëmarrës në këtë tryezë përveç deputetëve dhe përfaqësueseve të Aleancës, do të jenë të gjitha grupet e interesit. Si prodhuesit, importuesit, tregtarët me shumicë e pakicë, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë të fushës./ Insajderi.com